×
  • Lajme
  • Lajme

    Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 15:28

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.


    Këtë Hoti e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku tha se aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis tij dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu ai ka thënë se pas takimit teknik, shumë shpejt pritet edhe takimi politik në nivel të Ministrive të Brendshme të të dyja vendeve.

    Kujtojmë se Macron dje i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Hoti që ta vizitojë Kosovën.

    Postimi i plotë i Hotit:

    Më 26 dhe 27 nëntor takohen delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave.

    Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave.

    Aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit midis Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

    Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!