Ai është një tjetër shqiptar që në vitet e 90-ta, la atdheun për një mundësi dhe jetë më të mirë.
Por sot Bali Baliu është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në Diasporë. Ai për më shumë se 20 vite menaxhon një kompani të Ndërtimit në Köln të Gjermanisë.
Sigurisht që rrugëtimi i tij deri këtu nuk ka qenë aspak i lehte. Bali Baliu për herë të parë ka rrëfyer vështirësitë e asaj kohe, sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjithë ato vite dhe momentet që i kanë mbetur edhe sot në mendje, shkruan Reporteri.net.
Ai thotë se: “Peripecitë e atyre viteve i kujton gjithmonë, por në njëfarë mënyre ato e bën edhe atë edhe më të fortë”.
‘Fati Gmbh’ është kompani që sot numëron më shumë se 150 punëtorë në mbarë Evropën, duke filluar nga Arkitekte, Inxhiniere, Financiare e deri tek punëtorët e terrenit, ku shumica nga punëtorët janë shqiptarë.
“Rrëfim Suksesi” është emisioni që ka në fokus ka historitë e shqiptarëve të suksesshëm në Diasporë. Emisioni transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini dhe online në “Reporteri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.