Depuetja e PDK-së, Ganimete Musliu, nuk ka dashur të japë përgjigje nëse ka qenë me Donald Trump apo Joe Biden.
Ajo ka thënë se është me SHBA-të dhe lutet çdo ditë që marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën të kenë jetëgjatësi.
“Unë jam me SHBA-të, uroj dhe lutem çdo ditë që marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të të kenë jetëgjatësi. Për mua më është dukur qesharake se kush do ta udhëheq Amerikën. Unë jam me Amerikën”, ka thënë Musliu në REPORTERI/INTERVISTA.
Ajo ka shtuar se fitorja e Joe Biden është për amerikanët.
“Duhet të punojmë shumë në kultivimin e miqve, Kosova ka nevojë për miq, për mua është irelevante kush fiton në Amerikë, për mua është rëndësi me ruajt dhe kultivu miqësinë me SHBA-të”, tha ajo.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.