Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.
Arrestimi është bërë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, pas sigurimit të provave gjatë zhvillimit të hetimeve.
Sipas Policisë, i dyshuari, si person i autorizuar në një procedurë prokurimi, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme me qëllim për të ndikuar në vendimin e vlerësimit të tenderit dhe për të përfituar kundërligjshëm fonde publike në vlerë prej 400 mijë euro.
“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan (NJRHKEK-Gjilan), gjatë zhvillimit të hetimeve, ka siguruar prova të besueshme se i dyshuari mashkull kosovar si person i autorizuar, me rastin e aplikimit në një aktivitet të prokurimit, me qëllim të mashtrimit si dhe ndikimit në vendimin në procedurën e vlerësimit, ka paraqitur dokumente me përmbajtje të rreme apo të falsifikuara, për t’i plotësuar kërkesat, në mënyrë që të përfitojë kundërligjshëm në fonde publike sipas ofertës së çmimit nga shuma e përgjithshme e vlerës së parashikuar prej (katërqind mijë) 400,000,00 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
I dyshuari është intervistuar këtë të hënë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.