Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Gjermani ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Nga atje Osmani ka postuar një fotografi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
“Me dy përkrahës të fuqishëm të paqes e sigurisë në Kosovë: Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof.
#MSC2025”, ka shkruar ajo.
Presidentja Osmani sot është takuar edhe me emisarin e ri për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset
Ajo ka takuar edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Bećiroviq e Željko Komšić. Osmani ka takuar edhe homologen zvicerane Karin Keller-Sutter./Reporteri.net/