Edhe Jahjaga ironizon me Brnabiq Ish-presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga nga malet ka reaguar pas deklaratës ofenduese të kryeministres serbe, Ana Brnabiq.
Brnabiq kishte thënë se shqiptarët vijnë nga mali, por Jahjaga iu përgjigj në mënyrën më të mirë duke postuar dy fotografi pikërisht nga bukuritë malore të Kosovës me një mbishkrim fjalëpak.
“Ne mburremi me malet tona!#literallyfromthewoods”, ka shkruar Jahjaga.
https://www.facebook.com/atifete.jahjaga.zprk/posts/2263339120421885
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq kishte ka bërë një deklaratë raciste në prani të ambasadorit të BE-së, Sem Fabrizi, duke thënë “njerëz që kanë dalë nga mali” dhe se “ka edhe terroristë, por që nuk janë dënuar”, duke iu referuar krerëve të shtetit në Kosovë, të cilët, sipas saj, bëjnë garë se kush është shovinisti dhe nacionalisti më i çmendur.
Lidhur me këtë deklaratë kishte reaguar edhe diplomatja kosovare, Vlora Çitaku.
“Në fakt, sapo erdha nga malet”, kishte shkruar Çitaku sipër një imazhi të publikuar në rrjetin social, “Facebook”.
https://www.facebook.com/vlora.citaku.1/posts/10156029606892414
Ministria e Jashtme e Kosovës sot ka bërë me dije se asnjëherë Brnabiqit nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë për shkak të deklaratave raciste dhe ofenduese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.