×
  • Lajme
  • Lajme

    Më ftohtë dhe shi, parashikimi i motit për fundjavën

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 21:20

    Të shtunën mbetet ngrohtë, e ditën e diel më ftohtë dhe me shi. Në fillim të javës kryesisht me diell.


    Sipas Prishtina Weather ditën e shtunë parashihet të mbajë mot i ngrohtë, me diell e vranësira. E ditën e diel, me depërtimin e masave më të ftohta ajrore mbi vend, pritet rënie e ndjeshme e temperaturave dhe mundësi për të reshura shiu.

    Në fillim të javës parashihet mot më i qëndrueshëm me intervale më të gjata me diell, ditën e martë më i ngrohtë. Sipas parashikimeve të fundit, ditën e enjte sërish vije te përkeqësimi i motit dhe rënie e temperaturave.

    Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme, vetëm orëve të pasdites, në kushte të motit të kthjellët, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, vende-vende mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

    Indeksi i rrezeve UV në kushtet e motit më të kthjellët mbetet i lartë, ku rekomandohet që të kufizojmë qëndrimin në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16C.

    28.08 – Ngrohtë, me vranësira dhe diell. Më vonë në mbrëmje, me mundësi për reshje lokale shiu me bubullima nga lindja e vendit.

    29.08 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale shiu paradite.

    30.08 – Në mëngjes pjesërisht vranët. Ditën kryesisht me diell.

    31.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

    1.09 – Kryesisht me diell.

    Temperaturat do të jenë të ndryshueshme këto ditë. Minimalet zbresin deri në 10C ditën e martë. Ndërsa maksimalet nga 28C të shtunën, zbresin në 21C ditën e diel, e më pas në rritje graduale deri në 27C ditën e martë.

    Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale ditën e shtunë, më pas gradualisht në rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!