×
  • Lajme
  • Lajme

    Me gati 56%, kjo është komuna me daljen më të madhe të qytetarëve në votime

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 19:57

    Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet në gjithë territorin e Kosovës.

    Nga të dhënat që vazhdimisht po procesohen në faqen zyretare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Prishtina del të jetë komuna me pjesëmarrjen më të madhe të votuesve në votime.

    Nga 212 mijë e 515 qytetarë me të drejtë votimi, nga procesimi i fundit, thuhet se 55.68% kanë dalë për të votuar, apo 118 mijë e 321 qytetarë.

    Pas Prishtinës, e dyta radhitet Zubin Potoku me 55.08%, ndërsa e treta Zveçani me 52.94%.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!