Zëdhënësja e Termokos-it, Afërdita Uka ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e kaladajave, të cilat për prodhimin e energjisë termike shfrytëzojnë mazutin si lëndë të parë djegëse, por rikthimi i tyre në funksion kërkon kohë më të gjatë.
Zëdhënsja Uka thotë se funskionalizimi i ngrohjes me mazut krijon ndotje shumë më të lartë për ambientin e Prishtinës dhe kjo metodë nuk ka hyrë në funksion që 7 vite.
“Ne tashmë jemi duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për funksionalizimin e kaladajave, të cilat për prodhimin e energjisë termike shfrytëzojnë mazutin si lëndë të parë djegëse. Ato nuk kanë qenë në funksion për 7 vite me radhë, andaj rikthimi i tyre në funksion kërkon një kohë më të gjatë dhe krijon një ndotje shumë të lartë për ambientin e Prishtinës”, tha ajo për Express.
Ajo tha se kapaciteti i prodhimit dhe furnizimit me ngrohje nëpërmes kaldajave me mazut është shumë më i kufizuar se kapaciteti i energjisë termike, teksa shton se po bëhen përpjekje që ngrohja të rikthehet sa më shpejtë.
“Kapaciteti i prodhimit dhe furnizimit me ngrohje nëpërmes kaldajave me mazut është shumë më i kufizuar se kapaciteti i energjisë termike, që përfitohet nga avullli, që marrim nga “Termokos”. Ndërkohë, ne kemi sasi të mjaftueshme të mazutit për prodhimin e energjisë nëpërmes këtyre kaldajave, që do të jetë i mjaftueshëm për të furnizuar me ngrohje gjithë konsumatorët tanë për 7-10 ditë. Ne po bëjmë përpjekje, që të rikthejmë furnizimin me ngrohje sa më shpejtë, që do të jetë e mundur”, tha ajo.