Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar kundër vendimit të KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës.
Mes tjerash Haxhiu në postimin e saj në Facebook shkroi: “Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet”.
Por ndryshe mendojnë bashkpartiakët e saj në KQZ. Burime brenda KQZ-së bëjnë të ditur se që të dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ e kanë votuar vendimin e KQZ-së për mënyrën e votimit të diasporës ku përfshihet verifikimi i aplikuesve përmes telefonit.
Edhe në këtë video shihet përfaqësuesi i VV-së në KQZ Sami Kurteshi duke votuar pro vendimit.
Kujtojmë se sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me votimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Pas aplikimit secili do të verifikohet duke u kontaktuar në telefon. Por kush nuk lajmërohet e hup mundësinë e votimit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.