Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte gruan me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore duke i kërkuar 5,000 euro.
Në të kundërt, ai do i dërgonte familjes së saj një video intime që e kishte xhiruar gjatë marrëdhënies seksuale mes tyre.
Ajo e kishte takuar rastësisht dhe kishte filluar të dilte me të. Edhe pse dinte pak për të, ajo i besonte dhe i pëlqente. Kurrë nuk ia merrte mendja se do të gjendej e kërcënuar dhe nën shantazh për një pamje filmike.
Viktima e kësaj historie është një shqiptare 10 vjet më e madhe, e cila ishte e ve. Gjithçka dukej se shkonte mirë mes tyre deri të mërkurën e kaluar kur burri nisi ta kërcënonte duke i thënë:
“Më jep 5 mijë euro ose i publikoj në rrjetet sociale dhe ia dërgoj familjes tënde”.
Gruaja, e dëshpëruar, kërkoi ndihmë nga policia, shkruajnë mediat italiane. Për të vënë nën pranga autorin, policia i vuri një mikrofon 50-vjeçares, e cila do të takohej me shqiptarin për t’i dhënë paratë. Sapo ia dha, ai u arrestua nga policia ndërsa ishte me para në njërën dorë dhe një celular në dorën tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.