×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kallashnikovë në dasmë, Policia e Kosovës i zë në flagrancë dasmorët në Prizren

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 10:29

    Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nëpër ahengje familjare në Suharekë.


    Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, janë sekuestruar dy armë zjarri.

    “Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur. Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta”, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë.

    Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore.

    Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!