×
  • Lajme
  • Lajme

    Me kërkesë të saj Kuvendi ia zvogëlon për 1 mijë Euro pagën Auditores së Përgjithshme

    Reporteri
    22 Nëntor 2021 | 14:57

    Kuvendi i Kosovës sot ka votuar për zvogëlimin e pagës së Auditores së Përgjithshme, Vlora Spanca, kërkesë të cilën e kishte bërë vetë ajo.

    Kërkesën e Spancës e votuan 64 deputetë të Kuvendit, ndërkaq paga e saj nga 3 mijë e 800 euro sa ishte, do të jetë 2 mijë e 800.

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se vendimi hyjnë në fuqi në ditën e miratimit.

    “Propozim vendimin për caktimin e pagës së Auditorit të përgjithshëm e votuan 64 deputetë. Kuvendi e mori vendim që paga mujore prej të jetë 2 mijë 800 euro dhe vendim hynë fuqi në ditën e miratimit”, deklaroi Konjufca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!