×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me kryeministrin”, shefat e kabineteve nisin me mëngjes përkrahjen për Kurtin

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 10:57

    Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel.

    Nga ky takim pritshmëritë për arritjen e një marrëveshjeje janë të mëdha.

    Në mbështetje ndaj kryeministrit Kurti kanë filluar postime në rrjetin social Facebook #meKryeministrin.

    Përpos aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, një veprim të tillë e kanë bërë edhe shefat e kabineteve të qeverisë Kurti.

    Shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi e ka nisur ditën duke i dhënë përkrahje publike kryeministrit. “#meKryeministrin”, ka shkruar Dalipi në Facebook.

    ë njëjtin veprim e ka bërë edhe Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

    Kërçeli ka publikuar një fotografi të Kurtit me mbishkrimin “Jemi me ty Kryeministër”.

    Nga takimi Kurti-Vuçiq, Bashkimi Evropian dhe departamenti amerikan i Shtetit presin që palët të pranojnë zyrtarisht planin evropian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!