×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me McGonigal jam takuar në zyre të FBI-së”, Çitaku ngre dyshime: Flitet se në Kosovë e ka takuar një politikan

    Reporteri
    23 Shkurt 2023 | 19:29
    Vlora Çitaku, PDK

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur sërish për akuzat e bëra nga Lëvizja Vetëvendosje që potencuan një lidhje të mundshme mes Çitakut me ish-agjentin problematic të FBI-së, Charles McGonigal.

    Lidhur me fotografitë që nisën sagën e akuzave ndaj Çitakut, ajo tha se ishte ftuar në FBI si ambasadore për t’iu drejtuar oficerëve të rinj të FBI-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Unë kam qenë e ftuar në FBI zyrtarisht si ambasadore që t’ju drejtohen kadetëve dhe oficerëve të rinj të FBI, ky ka qenë një nder i madh që më është bërë mua dhe që i është bërë Kosovës dhe komunikimi im me FBI dhe me zyrtarin në fjalë ka qenë në zyrë dhe në ShBA”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

    Tutje, nënkryetarja e PDK-së hedhi dyshime mbi dikë tjetër, duke thënë se flitet se McGonigal ka takuar një tjetër politikan në Kosovë, por që nuk e di askush se për kë bëhet fjalë.

    “Ndërkohë që unë nuk e di kë e ka takuar në Kosovë kur ka qenë, flitet se e ka takuar një politikan, nuk e di kush është ai politikan, por e di që nuk ka qenë as kryeministri, as presidenti, as ish-presidentja, është takuar me një figurë politike këtu në Kosovë dhe ky është ai takimi i cili është përmendur në aktakuzë dhe nuk është raportuar në FBI, sepse saherë që një zyrtar i FBI takohet me përfaqësues të një qeverie tjetër, të një shteti tjetër, e ka për detyrë që ta njoftoi byron, ta njoftoi institucionin ku punon dhe ta tregojë për çfarë është biseduar”, u shpreh tutje Çitaku. /Reporteri.net/.

    VV gjen fotografi të Vlora Çitakut me ish-agjentin e arrestuar të FBI, McGonial, i kërkojnë të dalë me sqarim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!