×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Me motoçikletë dhe helmeta në kokë, policia kërkon ndihmën për kapjen e dy të dyshuarve që rrahën 30-vjeçarin në Prizren

    Reporteri
    17 Qershor 2025 | 13:05

    Policia e Kosovës ka njoftuar se më 9 qershor, rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, një 30-vjeçar është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, shkruan Reporteri.net.

    Rasti është raportuar dy ditë më vonë, më 11 qershor, në ora 11:50, nga viktima M.M., banues në Prizren. Sipas deklarimit të tij, autorët e dyshuar ishin me motoçikletë dhe mbanin helmeta në kokë, gjë që e ka vështirësuar identifikimin e tyre.

    Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë siguruar pamje video të incidentit dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarve dhe sqarimin e motivit të sulmit.

    Policia fton qytetarët që kanë informacione lidhur me rastin të ndihmojnë në zbardhjen e tij.

    Komunikata:

    Lëndim i rëndë trupor me datë 9 qershor 2025 afër parkut në Prizren

    Prizren, 17 qershor 2025

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Prizren, njofton opinionin publik se më datë 11.06.2025, në ora 11:50, është raportuar rasti “Lëndim i rëndë trupor” nga qytetari M.M., mashkull, 30 vjeç, banues në Prizren.

    Sipas ankuesit, rasti ka ndodhur më 09.06.2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, ku i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas deklarimeve të viktimës, të dyshuarit ishin me një motoçikletë dhe të pajisur me helmeta në kokë, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre.

    Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të sigurojnë pamje video të incidentit dhe të personave të dyshuar, dhe janë duke punuar intensivisht në identifikimin e tyre si dhe në sqarimin e motivit të mundshëm të këtij rasti.

    Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që posedojnë informacione relevante për këtë rast të kontaktojnë organet e rendit për të ndihmuar në zbardhjen sa më të shpejtë dhe të saktë të tij.

    Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë publike dhe hetimin e rasteve me profesionalizëm dhe transparencë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!