×
  • Lajme
  • Lajme / Koalicioni

    “Me mua ka përfunduar bashkëpunimi”, Haradinaj ia mbyll derën Limajt

    Reporteri
    22 Prill 2025 | 21:23

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kreu i Nismës Fatmir Limaj “është në komunikim të vazhdueshëm me Kurtin”. Sipas Haradinajt, pozicioni i Limajt është i gabuar, teksa shtoi se “nuk ka pas nevojë me u nda”.

    Haradinaj tha se me Limajn ka përfunduar bashkëpunimi i tij.

    “Me mu ka përfundu bashkëpunimi, edhe me pas jetën e varur me Limajn, tri votat e tij nuk i dua”, tha Haradinaj të T7.

    “Asnjëherë s’kemi diskutu që njëri nga ne me shku me mashtruesin”, tha Haradinaj, referuar si “mashtrues” Kurtit.

    “Nuk kemi komunikim, e ka vështirësu bashkëpunimin me ne, në pozicionimin e tij i hapur për negociim me Kurtin dhe me negociatat me Kurtin ndaras nga ne dhe ndaras nga opozita”, tha Haradinaj për raportin me Limajn.

    “Ai është në komunikim të vazhdueshëm me z.Kurti”, pohoi tutje Haradinaj.

    “Ne jemi përcaktu për qeveri të opozitës”, shtoi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!