×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe”, Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj Vetëvendosjes

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 22:15

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, u pyet lidhur me situatën e bllokimit të Kuvendit.

    Mbi këtë çështje, ai u pyet: A mund ta krijojë një shumicë VV-ja me juve?

    “Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në t7.

    “Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi.

    “Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!