×
  • Lajme
  • Lajme / Pavarësia e Kosovës

    Me një video te New Born dhe te Shtatorja e Rugovës, ambasadori gjerman uron 17-vjetorin e pavarësisë

    Reporteri
    17 Shkurt 2025 | 9:51

    Me një video tejet të veçantë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar përvjetorin e 17’të të Pavarësisë.

    Ai shihet para monumentit “Newborn”, te Biblioteka Kombëtare, monumenti “Heroinat”, duke ngrënë akullore e pirë kafe, te shtatorja e Skënderbeut e Ibrahim Rugovës.

    “Në emër të Gjermanisë dhe gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet më të përzemërta”, ka thënë Rohde.

    Ai ka shtuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

    “Gjermania është krenare duke qëndruar pranë jush, duke mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë testament i lidhjes së fortë mes dy kombeve tona”, ka thënë ai.

    Rohde ka thënë se “pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol por realitet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!