×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me numra nuk fillon e mbaron demokracia”, vijnë kritikat nga LDK karshi Qeverisë

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 18:46

    Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me vaksinat anti-Covid.


    Halimi përmes një postimi në Facebook tha se me numra nuk fillon e mbaron demokracia, gjersa shtoi se vlera e saj është shprehja e mendimi i lirë që i garantohet gjithsecilit e në këtë rast, medias.

    “Derisa, një pushtet që e ka të vërtetën në duar nuk e kërcënon asnjëherë median dhe çdo përpjekje për të trokitur në derë të saj është ndjellje frike e kontroll. E ky synim i tyre vështirë të arrihet”, shkroi ajo.

    Postimi i saj i plotë: 

    Me numra nuk fillon e mbaron demokracia, vlera e saj është shprehja e mendimi i lirë që i garantohet gjithsecilit e në këtë rast, medias, deri atëherë kur publikimi i një të dhëne nuk e rrezikon jetën e njeriut.
    Derisa, një pushtet që e ka të vërtetën në duar nuk e kërcënon asnjëherë median dhe çdo përpjekje për të trokitur në derë të saj është ndjellje frike e kontroll.
    E ky synim i tyre vështirë të arrihet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!