×
  • Lajme
  • Lajme

    “Me pushkë ose me referendum”, ministri i jashtëm serb përmend fjalët e zyrtarit të VV-së për ta sulmuar Kosovën

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 17:33

    Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq ka përmendur në seancën e Këshillit të Sigurimit deklaratën e drejtorit të Inspekcionit në Mitrovicën e Jugut, Fidan Ademi për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.


    “Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në vazhdimësi ka përsëritur që do të ndodhë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, kurse një zyrtar i kësaj partie ka thënë se “me pushkë ose me referendum” , tha ai.

    Ndryshe, Fidan Ademi, drejtori i Inspekcionit në komunën e Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar në Facebook një fotografi ku ka shkruar se bashkimi  i shqiptarëve do të bëhet me pushkë ose me referendum.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!