×
  • Lajme
  • Lajme

    Me sa vite burg mund të dënohet anëtari i Nismës që bëri thirrje për vrasjen e Kurtit

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 21:08

    Haxhi Hoti, anëtar i Nismës dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë ka bërë një deklaratë skandaloze për kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.


    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruajtur se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet.

    Sipas tij, Kurti nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.

    Pak minuta pasi deklarata e tij ku bënte thirrje për vrasjen e Kurtit u publikua në media, ai reagoi duke e korrigjuar postimin dhe në këtë mënyrë duke ia ndërruar qasjen, shkruan Reporteri.net.

    Kjo vepër sipas nenit 181 klasifikohet si vepër penale “Kanosje”, me të cilën kanoset se do të privohet personi nga jeta për shkak të kanosjes verbale.

    Madje me Kodin Penal te RKS-ës nga neni 181 ky akt është i dënueshëm deri me 1 vit burg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!