Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur sot aktakuzë ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Kjo lidhur me një kontratë për lobim të nënshkruar me një kompani nga Parisi.
Në këtë kontratë ishte promovuar ideja se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi.
Ndërsa sot , përveç Hoxhës, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër katër zyrtarëve tjerë të lartë të kësaj ministrie.
Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja Dhurata Hoxha, sekretari Kushtrim Cukaj dhe tre zyrtarë të tjerë F.M., D.Sh dhe N.O.
Të gjithë këta zyrtarë rrezikojnë të dënohet deri në 10 vite burgim pasi dëmi të cilin akuzohen se kanë shkaktuar e tejkalon shumën e 5 mijë euro e që paraqitet si rrethanë cilësuese e cila ndikon në kualifikim më të rëndë të keqpërdorimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.