×
  • Lajme
  • Lajme

    Më shumë diell se java që po e lëmë pas, ky është parashikimi i motit

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 21:33

    Në fundjavë mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell. Temperaturat në rritje. Ditën e martë mundësi për reshje të dobëta shiu. Të mërkurën temperaturat deri në 20C.


    Pas reshjeve të ditës së enjte dhe paradites së premte, në fundjavë dhe ditën e hënë sipas Prishtina Weather parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, pa të reshura, e ditën e diel dhe të hënë më i ngrohtë, me më shumë kthjellime dhe diell.

    Ditën e martë do të ketë kalime të vranësirave që sjellin mundësi për të reshura shiu orëve të paradites. Nga e mërkura parashihet të mbajë mot më i ngrohtë, me më shumë diell.

    Cilësia e ajrit parashihet të jetë në vlera të pranueshme dhe mesatare gjatë fundjavës, vetëm në kushte të qetësisë vende-vende mund të kalojë në vlera të dobëta.

    24.04 – Vranësira dhe intervale me diell.

    25.04 – Kryesisht me diell.

    26.04 – Paradite kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.

    27.04 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Paradite mundësi për reshje të dobëta shiu.

    26.04 – Ngrohtë. Në mëngjes vranësira me mundësi për riga lokale shiu. Ditën më shumë diell.

    Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 2C deri 3C, e ditën e martë rriten deri në 8C. Maksimalet gradualisht në rritje nga 14C, të shtunën deri në 18C ditën e hënë, e të mërkurën edhe deri në 20C.

    Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 5-11m/s, e nga dita e hënë nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.

    Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditën e shtunë, më pas në rënie përreth vlerave normale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!