×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Më shumë intervale me diell sot, temperaturat në rritje

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 7:02

    Ditën e premtë megjithëse kalojnë vransira, nuk paraqiten kushte për të reshura, e do të ketë më shpesh intervale me diell. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje e shkojnë deri në 15C e 18C.

    Të reshurat e shiut rikthehen sërish ditën e shtunë, mirëpo temperaturat mbesin përreth 14C e 15C. Ditën e diel më pas parashihet mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Temperaturat shkojnë deri në 19C e 20C. Në fillim të javës vijuese ende kalojnë vransira, që të hënën edhe mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu.

    Temperaturat po vazhdojnë me trend të rritjes deri në 20C e 23C ditën e martë maksimalet. Minimalet gjithashtu në rritje deri në 6C e 8C në fillim të javës, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!