Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për sulmin terrorist në Banjskë dhe atë në kanalin e Ibër-Lepencit, ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar të demonstrojë se Serbia është sponzorizues dhe strehues i terrorizmit.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Haziri ka thënë se Qeveria më shumë është marrë me Prokurorinë Speciale, sesa me rolin e vetë..
“Qeveria ka dështu me demonstru rolin e vetë që me ju thanë gjithë botës që burim i destabilizimit është Serbia. Ma shumë janë marrë me Prokurorinë Speciale në Kosovë t’u lyp me ngrit aktakuzë sesa që kanë ndihmu në atë që është dashtë me demonstru. Këto dy sulmet e fundit kanë qenë mundësi e madhe që me e dëshmu që Serbia edhe e financon, edhe e trajnon, edhe strehon terroristë”, ka deklaruar Haziri.
Intervista e plotë me Lutfi Hazirin publikohet të enjten prej orës 19:00, në kuadër të emisionit “Spotlight” – prodhim i gazetës online Reporteri.net. Autor i këtij emisioni është gazetari Kosovë Gjoci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.