Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka njoftuar se një klient i ka deponuar te ai 625.50 euro të falsifikuara.
Policia tha se paratë false të deponuara janë sekuestruar, ndërsa s’raportoi për ndonjë të arrestuar.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 21.03.2025 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara”.
“Parat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, njofton policia. /Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.