×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Më shumë vranësira sot, priten edhe rrebeshe shiu

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 7:14

    Më shumë vranësira parashihen mbi vend ditën e enjtë, e rrebeshet e shiut ka gjasa të shfaqen që nga orët e mëngjesit. Gjatë ditës më pas shoqërohen edhe me bubullima, duke vazhduar lokalisht gjatë mbrëmjes.

    Frynë erëra drejtimesh të ndryshme, të lehta dhe mesatare, 2-6m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, ndërsa mininimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.

    Vransira të shumta kalojnë mbi vend ditën e premtë dhe të shtunë, me periudha më të shpeshta shiu, kryesisht rrebeshesh, derisa orëve të pasdites shoqërohen me bubullima. Nga dita e diel dhe hënë, reshjet do të jenë më të lokalizuara, e nuk mungojnë intervale me diell.

    Temperaturat arrinë deri në 20C e 22 ditën e premtë, e në fundjavë zbresin në 16C e 17C. Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 11C. Erëra veriore frynë përgjatë fundjave, të dielen më të theksuara me hove deri në 12m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!