Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është betuar sot për mandatin e saj të dytë si deputete e Kuvendit të Kosovës.
Matoshi ka ndarë një fotografi në InstaStory nga nënshkrimi i dekretit për deputete, duke shprehur mirënjohjen e saj ndaj qytetarëve që i besuan sërish këtë përgjegjësi.
“Për angazhim, respekt, dashuri për vendin e popullin tim. Faleminderit prej zemrës. Përgjithmonë jua dua”, ka shkruar Matoshi në mbishkrimin e fotografisë.
Ky është mandati i saj i dytë si deputete.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.