Sipas një portali boshnjak, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e Milorad Dodik për të shkuar në Sarajevë. Dodik, i kishte bërë ftesë Thaçit për të shkuar në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore.
Sipas portalit të Bosnjës dhe Hercegovinës, “Klix.ba”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e Milorad Dodik, Presidenti i “Republika Srpska”-s në Bosnje.
Sipas burimeve të mediumit, thuhet se Thaçi e ka refuzuar ftesën për shkak se Bosnja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ose SEECP, fillon më 8 korrik. Aty, është planifikuar se do të ketë takime mes ministrave dhe presidentëve nga Evropa Juglindore.
Deri tani, sipas mediumit, ftesën për të marrë pjesë në këtë Samit e kanë konfirmuar presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.