×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat e huaja shkruajnë për historinë e Fadil Ramës ndihmon 92 vjeçaren serbe, ajo e konsideron si djalin e saj

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 15:00

    Kosova shquhet për tolerancë fetare dhe ndëretnike. E rasti i Fadil Ramës që kujdeset dhe i jep ushqim një gruaje të moshuar të nacionalitetit serb e cila ka ngelur e vetme ne shtëpi në fshatin Vaganesh të Kamenicës është shembulli më i mirë që e dëshmon një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.


    Fadil Rama nga fshati Strezofc i Kamenicës çdo tre ditë merr rrugën për t’i dërguar ushqim Vlladica Diçiqit (92 vjeç) e cila jeton e vetme në fshat e braktisur nga të gjithë.

    E për një storie të tillë tashmë po shkruajnë një numër i madh i mediave të huaja. Në rrjetin social twitter është duke pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të historisë së Fadil Ramës që ndihmon gruan e moshuar të nacionalitetit serb.

    Pashmangshëm edhe mediat serbe kanë shkruar rreth humanizmit të Fadil Ramës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!