Deklaratat e vazhdueshme në përkrahje të shqiptarëve dhe dënimi i krimeve serbe në Kosovë, ka bërë që ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq të jetë në qendër të kritikave nga bashkëkombësit e saj serbë.
Së fundmi ajo ka lënë të kuptohet se ndjehet e frikësuar për jetën e saj. Këto komente nga Trajkoviq kanë ardhur pas një shkrimi në taobloidin serb “Alo.rs”, transmeton Reporteri.net.
Trajkoviq ka thënë se kjo është një thirrje për vrasjen e saj nga mediat e Vuçiqit.
Në llogarinë e Twitterit të gazetës serbe Alo për Rada Trajkoviqin është shkruar: “Kjo grua u bë bashkëpunëtore e shqiptarëve dhe komplotoi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.
Ndryshe Rada Trajkoviq kishte thënë se Ivanoviq e dinte se ai do të vritej dhe se për këtë e informoiedhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Agjencinë e Informacionit të Sigurisë, por nuk mori asnjë mbështetje.
Kujtojmë, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.