×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat malazeze: Kurti ka përgatitur një pakt kundër Serbisë për Malin e Zi

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 10:20

    Mediat malazeze shkruajnë sot se kreu i VV-së, Albin Kurti i cili pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ka gati një marrëveshje për autoritetet malazeze në luftën kundër Serbisë, transmeton Reporteri.net.


    Sipas gazetës malazeze “Borba”, Kurti do t’u ofrojë autoriteteve të Podgoricës një marrëveshje sipas së cilës do të kërkohet të mbështesin idetë e Kosovës në luftën kundër Serbisë, dhe si këmbim ata nuk kërkojnë të diskutohet për kufijtë.

    Kurti edhe publikisht ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi janë shumë të mira, dhe se Prishtina e vlerëson pozicionin e Malit të Zi kur bëhet fjalë për pavarësinë e Kosovës, si dhe mbështetjen e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

    Siç shkruan “Borba”, Kosova e sheh Podgoricën si aleatin e vetëm në luftën kundër Beogradit, veçanërisht pas vendimit të Tiranës për të mbështetur “Shengenin e vogël”. Kjo është arsyeja pse Kurti ka nevojë  për Malin e Zi si aleat kundër Serbisë, shkruan gazeta.

    Tutje kjo gazetë shkruan se Kurti do t’i  kërkojë Podgoricës të mos mos vihet në dyshim çështja e kufijve, në këmbim që Mal të Zi të jetë partneri i tij.

    Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se beson në mirëkuptimin e Malit të Zi për demarkacionin e kufirit me Kosovën.

    “Sapo të marr përsipër postin e kryeministrit do të takohem me homologun malazez dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka deklaruar Kurti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!