×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat në Preshevë: Tanket serbe nisen në drejtim të Kosovës

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 14:50

    Një tanke e ushtrisë serbe është parë të transportohet paraditen e së enjtes nëpërmjet Preshevës, komunë kjo e Serbisë e banuar kryesisht me shqiptarë.


    Mediat lokale raportojnë se transportimi i tankut i cila është bërë duke kaluar nëpërmjet qendrës së Preshevës, ka vazhduar në drejtim të Muçibabës dhe Gollakut, pjesë këto në zonën kufitare Serbi – Kosovë, shkruan Reporteri.net.

    Tanku serb i cili po transportohej në drejtim të kufirit me Kosovën, ishte i përcjellë nga policia e shtetit dhe policia ushtarake, shkruajnë mediat në Preshevë.

    Reporteri.net ka siguruar edhe një video të një tankeje në Preshevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!