×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Mediat në Serbi: Pala serbe largohet nga takimi në Bruksel, shkak aksioni kundër strukturave paralele në Kosovë

    Reporteri
    15 Janar 2025 | 12:48

    Sot në Bruksel ishte planifikuar të mbahet mbledhja e parë e  Komisionit të Përbashkët për Personat e Pagjetur, por pala serbe raportohet se është larguar nga takimi.

    Siç raporton Euronews, edicioni në gjuhën serbe, përfaqësuesi nga pala serbe, Petar Petkoviq, e ka lënë takimin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Petkoviq  raportohet se u largua nga bisedimet për shkak të një aksioni të Policisë së Kosovës ku u mbyllën strukturat paralele në dhjetë komuna të vendit.

    Delegacioni serb e ka cilësuar këtë si “dhunë institucionale të paprecedentë”.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar  sot se me aksion të përbashkët të kësaj ministrie me Policinë, Ministrinë e Industrisë dhe të Administrimit të Pushtetit Lokal janë mbyllur komunat paralele serbe në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!