×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe i japin jehonë deklaratave të ish-këshilltarit të Kurtit

    Reporteri
    10 Shtator 2020 | 20:03

    Mediet serbe janë marrë shumë sot me komentin në Twitter e ish-këshilltarit të të Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi.


    Gashi ia ktheu komentin një ushtari amerikan i cili kishte komentuar në një postim të liderit të VV’së, ku i tha atij që të sigurohet të mos ketë nevojë të vijë përsëri në Kosovë për të ruajtur paqen.

    Gashi i kishte thënë ushtarit që ai do të vijë përsëri në Kosovë “po të jetë interes i Amerikës” dhe si arsyeja e vetme që SHBA intervenoi në Kosovë ishte “realizimi i interesave të saj”

    Media serbe B92 është marrë ekskluzivisht me këtë çështje duke komentuar gjithë ngjarjen që ndodhi në rrjetin social dhe polemikën e Kurtit me të Dërguarin Special të SHBA’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

    Grenell akuzoi Kurtin se ka qenë gjithmonë kundër qëndrimeve të SHBA’së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!