Gazeta serbe Telegraf shkruan se Policia e Kosovës ka tërhequr pjesë të njësive kufitare nga vendkalimet drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të bllokojnë rrugët alternative të cilat nga Serbia Qendrore çojnë drejt Kosovës”, shkruan sot Telegrafi serb, bazuar në burime jozyrtare. Ky veprim, sipas kësaj gazete i emëruar “Unaza e çeliktë” në Prishtinë, lidhet edhe me listat sekrete për të cilat po përgatiten aktakuza kundër disa serbëve në Kosovë, transmeton Reporteri.net.
Sipas gazetës pjesëtarët e këtyre njësive do të vendosen në veri të Kosovës.
“Natyrisht, ata do të kenë vetëm një detyrë, që është është bllokada e rrugëve alternative që drejtojnë nga Serbia qendrore në veri të Kosovës”, shkruan tutje gazeta.
Kohët e fundit për pretendime të tilla për incidente ndaj serbëve në veri të Kosovës, foli edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë takimit me përfaqësuesit serbë nga Kosova.
Siç tha ai, kjo po ndodh për shkak të taksës së vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nga ana e Qeverisë së Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.