Mediumi Serb Danas i ka kushtuar një shkrim zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen sot në katër komunat veriore, Mitrovicë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.
Në këtë shkrim nga Danas theksohet se tre parti nga Kosova përfshirë kështu edhe Listën Serbe do të garojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme me gjithsej 12 kandidatë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ) Valmir Elezi ka konfirmuar më parë se 44 vendvotime me 87 vendvotime do të hapen në ditën e votimit në katër komuna, shkruan Danas përcjell “Zëri.info”.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Kosovën e veriut më 19 maj pasi kryetaret e komunave veriore dhanë dorëheqje nga postet e tyre më 27 nëntor të vitit të kaluar për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur një taksën100 përqind mbi importet e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.