×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat zvicerane shkruajnë për dy kosovarët që u dënuan për tejkalim shpejtësie, zbulojnë detaje të reja për pronësinë e makinës “BMW”

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 20:22

    Dy shqiptarët nga Kosova që u gjobitën dje nga policia duke bërë gara me “Lamborghini” dhe “BMW”, me shpejtësi 225 km/h, kanë marrë edhe vëmendjen e mediave zvicerane, ‘Blick‘.


    Në fakt Lamborghini rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri.

    Ndërkohë, makina ‘BMW’ rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi dhe nuk dihet se në çfarë rrethanash është marrë nga shqiptari i Kosovës.

    Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë, ndërsa drejtuesi i “BMË, 36-vjeç, banues në Kosovë, u ndëshkua me 120 mijë lekë për tejkalim dhe garë shpejtësie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!