×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi gjerman i jep fokus vrasjes makabër të 18 vjeçares në Ferizaj

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 22:48
    vrasja ne Ferizaj - Reporteri

    Për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj që tronditi gjithë Kosovën ditën e djeshme, kanë shkruar edhe mediat gjermane.


    Portali i revistes gjermane ‘Focus‘, ka raportuar për krimin që ndodhi në Kosovë, duke përmendur dy të dyshuarit, ku njëri prej tyre, Dardan Krivaqa, ishte i martuar me 18-vjeçare, tash e dy muaj.

    Në artikull përshkruhet se si dy të dyshuarit e kanë lënë pa shenja jete vajzën, në emergjencën e spitalit të Ferizajt dhe më pas kanë ikur.

    “Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj dhe sipas zyrës së prokurorit publik, viktima ishte abuzuar fizikisht dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

    Duke përdorur kamerat e vëzhgimit të spitalit, oficerët ishin në gjendje të identifikonin vendin e krimit dhe të dyshuarit. Me sa duket akti ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Ferizaj. Njëri nga dy burrat (32) është arrestuar që atëherë. I dyshuari i dytë (28) po vazhdon të kërkohet. Pikat kufitare të vendit të vogël kontrollohen, popullatës i kërkohet informacion.”

    Policia e Kosovës sonte ka bastisur banesën ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, M.O.

    Dardan K., i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares gjendet ende në arrati, ndërsa Arbër S., është arrestuar mbrëmë. Të dy dyshohen për vrasje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!