Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me mëngjes sot me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Detaje për takimin janë dhënë shumë pak derisa është cilësuar si takim mes “miqsh”.
Mirëpo takimi një orësh, mediumi i AAK-së “Aleanca Press” shkruan se ka pasur të bëjë zhvillimet e fundit politike në vend. Pos zhvillimeve politike, Aleanca Press përmend edhe aktakuzat e Speciales. ku theksohet se Tribunalit Special i kanë mbetur edhe dy ditë kohë që të vendosë për apo kundër konfirmimit të tyre.
Në lidhje me takimin ka folur edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se ka pasur konsulta të ndërsjella me Thaçin e Veselin për zhvillimet politike dhe institucionale që e presin vendin.
“Kam kërkuar një takim për të biseduar për të gjitha zhvillimet në vend, edhe politike edhe institucionale, për të gjitha ato që e presin vendin, të ketë konsulta ndërsjella mes gjithë neve në Kosovë
Jemi në diskutim të zvillimeve politike të brendshme institucionale me të gjithë, është detyrë e jona të gjejmë një zgjidhje që Kosova me u përballë me të gjitha sfidat që e presin”, është shprehur Haradinajt për mediat. /Reporteri.net