×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediumi serb komenton fotografinë e takimit: Vuçiq me shikim të rënduar, Kurti gjysmë i buzëqeshur

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 18:56
    Takimi Kurti-Vuçiq, në Bruksel. 27 shkurt, 2023.

    Qëndrimin dhe shprehjen e mimikave të fytyrave të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në nisjen e takimit në Bruksel, i ka analizuar një medium serb.

    Pak pas orës 17:00, shkruan nova.rs, kamerat kanë kapur disa gjëra.

    “Vuçiq me shikim të lodhur dhe Kurti gjysmë i buzëqeshur me biskota dhe coca-cola: Çfarë pamë në fotografinë nga Brukseli”, është titulli i vendosur nga mediumi.

     

    Sipas mediumit, është evidente që presidenti serb Vuçiq nuk ka buzëqeshur dhe ka qenë tejet serioz, sikurse mesazhet që ka pranuar nuk kanë korresponduar me ambiciet e tij para takimit, transmeton Express.

    Ndërsa, Kurti në anën tjetër, e ka mirëpritur fillim-takimin me një buzëqeshje në fytyrë.

    Çfarë ka kapur vëmendjen gjithashtu në tavolinën e negociatave, janë edhe pijet “Coca-Cola” sikurse në takimin e kaluar.

    Këtë herë s’kishte ëmbëlsira, por mediumi shkruan se aty kishte biskota si zëvendësim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!