Mediat spanjolle kanë shkruar gjatë ditës së sotme që Qeveria e Spanjës e udhëhequr nga Pedro Sánchez mund të dërgojë refugjatët afganë në Kosovë, të cilit janë në program të alokohen në Spanjë në këmbim të njohjes së pavarsisë së Kosovës.
Qeveria e Pedro Sánchez ofroi gushtin e kaluar për t’u bërë përfituesi kryesor i refugjatëve nga Afganistani, por tani ajo është e përkushtuar për të devijuar fluksin migrues që pritet për muajt e ardhshëm në vende të tjera.
Ekzekutivi spanjoll është duke punuar në një plan që Spanja të udhëheqë, së bashku me Bashkimin Evropian, krijimin e një kampi të madh refugjatësh në Kosovë.
Burimet diplomatike konfirmojnë për OKDIARIO se këto plane janë në tryezën e Moncloa dhe tashmë janë avancuar.
Tani për tani, Kosova tashmë ka miratuar vendimin për strehimin e 2,500 evakuuarve afganë për një vit.
Shumë nga detajet e planit, shpjegojnë burimet diplomatike, ende nuk janë negociuar. Në fakt, as Kosova ende nuk e ka pranuar propozimin, megjithëse do ta mirëpriste një gjë të tillë: njohja si shtet nga Spanja do të ishte shumë e rëndësishme duke qenë se Spanja është një nga vendet e pakta të BE -së që ende nuk e kanë njohur pavarsinë e shpallur në vitin 2008. /insajderi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.