Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se brenda këtij viti do të hapet një konkurs për pranimin e 600 ushtarëve në FSK.
Mehaj më tej njoftoi se për gjatë 11 muajve janë rekrutuar 1240 ushtarë, duke theksuar se ende mbetet si prioritet blerja e armatimit.
“Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor”, ka shkruar ai në Facebook.
Ministri Mehaj më tej theksoi se FSK-ja është siguria e vendit dhe garancë për paqe e stabilitet të qëndrueshëm.
“Një falënderim të veçantë, meriton Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me të gjithë instruktorët e saj, për punën e shkëlqyer, nga duart e të cilëve dalin gjenerata të reja, të arta të kombit tone”, ka shkruar ai më tej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.