Në tre vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ka arsye të fuqishme që të jetë krenarë me të gjitha të arriturat e deritanishme të FSK-së.
Mehaj ka thënë se do të vazhdojnë rrugëtimin përpara drejt realizimit të vizionit për ushtrinë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate.
“Sot, në trevjetorin e miratimit të pakos ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së krahas themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme duke qenë të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë. Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për ushtrinë që kemi. Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë! Vazhdojmë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë: Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, ka shkruar Mehaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.