×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj për zjarret në Rugovë: Gjendja po monitorohet, FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 8:38

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se në rajonin e Rugovës kanë zhvilluar operacionin për lokalizimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e tyre.


    “Operacioni është zhvilluar gjatë ditës në koordinim dhe bashkëpunim me njësinë e helikopterëve të KFOR-it dhe njësisë së zjarrfikës nga komuna e Pejës”, është shprehur Mehaj në orët e vona, transmeton Klankosova.tv.

    “Janë duke u bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre.

    Njësitet tona edhe pse ishin të gatshme për reagim në Shirokë të Suharekës, fatmirësisht, zjarri u lokalizua paraprakisht nga autoritetet civile”.

    Ai ka thënë se gjendja është duke u monitoruar pandërprerë dhe FSK është në gatishmëri për reagim me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!