Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, e ka mbyllur mbledhjen e sotme të këtij institucioni, ku në mënyrë të kundërligjshme është zgjedhur kryetari i ri i KPM-së.
Ai ka bërë me dije se nuk ndien më siguri juridike për të vazhduar mbledhjen e sotme.
Sipas tij, nuk mund të jenë në një sallë dy kryetarë.
“S’ndjej siguri juridike për të vazhduar, dy kryetarë në një sall. Misioni im përfundon këtu. Nëse thirret mbledhje tjetër, mund të marrë pjesë si anëtarë. Sepse mandati si anëtar vazhdon deri me datën 21. E mbylli këtë mbledhje”, ka thënë Mehmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.