×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli: Albin Kurti po sillet sikur me e prekë zotin me dorë

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 17:54

    Melihate Tërmkolli nga LDK e quan absurde mënyrën e komunikimit të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me video mesazhe, teksa ka thënë se kjo tregon shumë për mendësinë e tij politike.


    “Është absurd kjo mënyrë e komunikimeve e Albin Kurtin me LDK-në sepse të paraqitesh para opinionit tregon shumë për mendësinë e tij politike. Nuk e di pse ka arsye me u mshef, LDK është këtu nuk jemi në shtet tjetër”, thotë ajo.

    Tërmkolli shton se Albin Kurti mund të ketë qëllim mos të arrihet marrëveshja me LDK-në.

    “Albin Kurti nuk ka bo kurrgjë për me mrri marrëveshje, krejt çka ka bë u kanë për mos me mrri marrëveshje”, ka deklaruar Tërmkolli për T7, shkruan Express.

    Sipas Tërmkollit, VV është fituese e zgjedhjeve në mënyrë shumë minimale.

    “Kush je ti me i dhanë LDK-së ose me i marrë diçka? Është fitues i zgjedhjeve në mënyrë shumë minimale. LDK nuk po kërkon shumë po kërkon një barasvlerë të pushtetit, dhe oferta ose më në fund ajo propozimi i LDK-së për një baraspeshim është në harmoni të plotë me rezultatin e zgjedhjeve, përveç nëse Albin Kurti bën diferencime”, tha tutje.

    Ajo ka shtuar se kjo reflekton paaftësinë e tij për të formuar qeverinë.

    “Ka tregu më shumë paaftësi për me formu qeverinë, aftësia është me mbërri një koalicion me LDK-në, madje në situatën ku jemi përveç LDK-së që do të duhej me pas sjellje të tilla politike do të duhej edhe me të tjerët, jemi në një situatë të tillë ku do të na duhej një konsensus i madh politik. Ne do të përballemi me bisedimet me Serbinë për të arritur një marrëveshje finale. Do të duhej me ul krytë secili me u bo të mençëm, me shkelë me kam në tokë me ju referu qytetarëve e partnerëve sikur e kanë prek zotin me dorë, Albini e Vetëvendosja, këto janë sjellje shumë të çuditshme”, thotë ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!