×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli: Isa Mustafa anti-rugovisti më i madh, është pazargji

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 23:44

    Melihate Tërmkolli, ka mohuar se do të garojë për kryetare të LDK-së në zgjedhjet e brendshme të LDK-së që do të mbahen më 14 mars.


    Ajo ka pohuar se nuk do të marrë pjesë, për shkak se edhe këtë proces e udhëheq siç pohoi anti-rugovisti më i madh, që sipas saj është Isa Mustafa.

    “Unë s’pari, do t’iu lusja shumë, që të mos e keqpërdorni emrin tim, sepse nuk i bën mirë procesit, ju lutem, ju lutem. Sikur edhe politikan analfabet, edhe gazetarët mund të jenë analfabet, është një keqkuptim edhe një keqpërdorim, sepse qëndrimet e mia, janë konstatuar, në veçanti atë që e ka deklaruar dorëheqjen Isa Mustafa, e kanë quajt që në fakt nuk është dorëheqje, është bërë manipulim i madh, një anti-rugovian i madh, është e çuditshme qysh këtë pazargji, kanë mujt me e majtë si kryetar të partisë për 10 vjet”, tha Tërmkolli në Kanal10.

    “Ajo kryesi duhet të tërhiqet dhe kurrë të mos duken në ato zyra. Në asnjë variant nuk do ta pranoj këtë proces, as pjesëmarrëse në një proces të tillë. LDK-së i duhen zgjedhje të mirëfillta, duhet të hyjë që nga nëndegët e të gjitha këto. LDK-ja duhet të caktojë një grup punues dhe ai mekanizëm ta udhëheq procesin zgjedhor, nga i cili do të dilte një produkt tjetër, e i cili mbase në një garë, do të mund të isha edhe unë”, tha Tërmkolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!