×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli tregon nëse e ka falur Tomë Gashin për ofendimin në RTK

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 22:05

    Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka folur rreth një përplasje që kishte pasur me avokatin Tom Gashi gjatë një debati televiziv.


    Tërmkolli tha se e ka falur Gashin duke shtuar se nuk ka çfarë të bëj me atë niveli njeriu.

    “Unë e kam falë në njëfarë mënyre. E kam falë sepse s’kam çfarë bëj me atë nivel njeriu. Edhe Zoti i falë të gjithë ata që bëjnë punë të këqija”, ka thënë Tërmkolli në Kanal 10.

    Në një debat televiziv kishte eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

    Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashit se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.

    “Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i kishte thënë Tërmkolli, Gashit në RTK.

    Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zotri Tërmkolli”. “Ani Zotri Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!